Historiku

Alpak Solutions është themeluar në vitin 2009 me synimin për të sjellë risi ne tregun e pajisjeve industriale në Shqipëri duke ofruar pajisje të markave të mirënjohura ndërkombëtare si dhe shërbimin më të mirë në treg. Përgjatë këtyre viteve Alpak Solutions ka fituar besimin e shumë klientëve në tregun Shqiptar duke ju dhënë zgjidhje të zgjuara e sa më ekonomike nevojave të tyre. Portofoli I produkteve tona ofron zgjidhje të plota në industrine e ambalazhimit dhe të kompresorëve, garanci si dhe shërbim edhe pas montimit të pajisjeve. Alpak Solutions sjell në tregun shqiptar ekskluzivitetin e kompresorëve të ajrit KAESER të çdo kapaciteti, duke ofruar garanci, montimin dhe gjithçka që duhet për mirëmbajtjen e tyre. Mundësi për të kompletuar linjën tuaj të ambalazhimit përmes paisjeve automatike e gjysmë automatike si: lidhëse e mbështjellëse të paletave, mbyllëse të kutive të kartonit, thasëve etj si dhe gjithë materialeve të konsumit të këtyre paisjeve. Ne ofrojmë dhe paisje automatike apo manuale për lëvizjen dhe transportin e produkteve në magazina, pistoleta pneumatike e paisje për konsumin e tyre. Tek ne do të gjeni cilesinë e garancinë e shërbimit më të mirë nga staf i kualifikuar!

Misioni

Të ofrojmë zgjidhje të zgjuara për nevojat e klientëve e të ngremë ura bashkëpunimi afatgjata me përfitim të dyanshëm.

Ekspozita jone


Vizioni ynë eshtë të bëhemi kompania më e madhe në Shqipëri që operon në fushën e paisjeve industriale duke qenë pionier I risive teknologjike në vend.